“AS”: Feliks ka filluar bisedat me kampionin e Francës

Zhoao Feliks është objektivi i radhës i klubeve të mëdha evropiane, duke përfshirë Bajern Munihun, PSZH dhe Man. Juanjtedin.

Gazetta spanjolle “AS” raporton për kontakte të nisura tashmë mes klubit francez dhe palës së portugezit, në përpjekje për të identifikuar formulën ideale për transferimin e mundshëm që në janar gjatë merkatos së dimrit.

Feliks ka një klauzolë lirimi prej 350 milionë euro, një shifër e pamundur, të cilën Atletiko Madridi e pretendon, megjithatë, marrëdhëniet gjithnjë e më të tensionuara mes trajnerit Diego Simeone dhe sulmuesit të çojnë drejt shitjes së tij.

LEXO EDHE:

Back to top button