AS Roma duket e frikshme nën drejtimin e Murinjos

Skuadra e Romës nën urdhrat e rajnerit portugez Hoze Mourinjo duket si një nga skuadrat më të frikshme.

“Romakët” nuk dinë për humbje këtë edicion, ku janë edhe lider në Seria A. Me fitoren ndaj Sasuolos 2-1, Roma është lider në Seria A me 9 pikë, aq sa kanë Milani dhe Napoli.

Sidoqoftë, Roma barazoi një rekord që nuk e kishin arritur që nga viti 2017. Sipas “Opta Paolo”, AS Roma ka fituar gjashtë ndeshje radhazi në shtëpi në kuadër të të gjitha garave për herë të parë që nga dhjetori i vitit 2017. Ndërkohë, për Mourinjon fitorja ndaj Sasuolos ishte e veçantë, ngase ishte e  ndeshja e 1000-ta në karrierë si trajner profesionist.

LEXO EDHE:

Back to top button