As “wodoo” magjia nuk e ndali Mesin ndaj Australisë

Mediat australiane kanë zbuluar pas eliminimit që kombëtarja e këtij vendi pësoi ndaj Argjentinës në 1/8 e botërorit Katar 2022, se në këtë vend i kishin provuar të gjitha mënyrat për të ndalur sulmuesin Lionel Messi. Madjhe ndaj tij kishin bërë edhe magji të zezë “woodoo”.

E përditshmja “The Ëest Australian”, ka publikuar foton e sulmuesit argjentinas, ku ishte një kukull në kokën e së cilës ishin ngulur disa gjëlpëra. Në Argjentinë, kjo magji njihet me emrin “gualicho”, ndërsa në botë njihet me emrin “woodoo”.

“Na ndihmoni të ndalim Messi, ta paralizojmë atë”, ishte magjia e zezë që ishte bërë ndaj “pleshtit”, por që nuk funksionoi. Përdorëm një kukull “woodoo” për të ndihmuar kombëtaren tonë, por nuk patëm sukses”, shkruan e përditshmja australiane.

LEXO EDHE:

Back to top button