Asani: Sukseset nuk arrihen vetëm përmes politikës

Politika gjithsesi se ka ndikim në arritjen e suksesit në jetë, por jo domosdoshmërish, kështu vlerëson Jeton Asani, kryetari i Këshillit të Komunës së Çairit i ftuar në “Rruga drejt…”.

Sipas tij politika është profesion në vete, dhe nuk do të thotë se një politikan mund të jetë edhe një këngëtar i mirë, shkruan Alsat.

Asani madje theksoi se në vendin tonë kemi mjaftë të ri që kanë treguar suksese të mëdha, pa mos qenë pjesë e politikës.

“Mendoj se është një percepcion i gabuar, për shkak se kemi shumë shembuj këtu tek ne të cilët nuk janë të suksesshëm vetëm përmes politikës… Nuk do të thotë që nëse merresh me politikë do të jesh i suksesshme, mirëpo mendoj se duke krijuar politika të mirëfillta, ju ofron të rinjve mundësi më të mira. Në këtë aspekt besoj se mund të themi që nëpërmjet politikës mundeni të jeni të suksesshme, sepse politika është profesion më vete”, deklaroi Jeton Asani, kryetar i Këshillit të Komunës së Çairit./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button