Asfaltohet rruga për tek spitali i Tetovës

Gazetar: Bashkim Sulejmani

Asfaltohet rruga e Spitalit në Tetovë e cila lidhe tre bulevardet kryesore në qytet. Rruga e prej vitesh përbënte vështirësi sidomos për autoambulancat të cilët humbnin shumë kohë për të arritur në Spital

“Investimi total në këtë rrugë është rreth 30 milion denarë dhe ka një rëndësi të veçantë për qytetin sepse e njëjta do të lehtësoj qasjen e banorëve për tek spitali i qytetit dhe njëkohësisht do bëj lidhjen e tre bulevardeve të qytetit tonë andaj dhe është një arterie e rëndësishme e që përmirëson dukshëm lëvizjen e qytetarëve të qytetit tonë”, deklaroi Bilall Kasami. Kryetar i komunës së Tetovës

Kasami paralajmëroi së shpejti edhe fillimin e vendosjes së semaforëve të ri në qytet, problem ky i cili po zvarritet me muaj të tërë dhe assesi të filloj në terren.

“Do fillohet nga semafori tek Xhamia e Larme dhe gjitha kryqëzimet tjera të qytetit ku do kemi semafor të rijnë dhe të digjitalizuar. Por është dinamikë që bashkë me operatorin duhet ta përcjellim”, tha Bilall Kasami, Kryetar i komunës së Tetovës.

Akoma nuk dihet se kur do të vendosen tabelat e reja nëpër qytet, të cilat janë nën kompetencën e Rrugëve Shtetërore. /alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button