ASH: Akuzat e opozitës shqiptare, të pabaza
ASH: Akuzat e opozitës shqiptare, të pabaza

Aleanca për Shqiptarët, me kundërpërgjigje ndaj akuzave të opozitës shqiptare. Sipas saj akuzat e opozitës se ASh po mbron Prokurorin Publik janë të pabaza. “Me veprimet e fundit opozita po bën teatër komik duke dorëzuar interpelancë për një kryeprokuror të cilit tanimë i skadon mandati, ndërsa Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga ka dërguar informacion në Qeveri me çka zyrtarisht ka filluar procesin për zgjedhjen e Kryeprokurorit të ri”, thuhet në reagimin e ASH-së. /Alsat.mk