ASH-Besa, takim për bashkëpunim të mundshëm në raundin e dytë

Lëvizja Besa dhe Aleanca për Shqiptarët kanë ngritur në nivel sekretarësh çështjen e Tetovës, përkatësisht mbështetjen reciproke ndaj Bilall Kasamit në Tetovë dhe Arben Taravarit në Gostivar. Sekretari i përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët Arben Taravari është takuar në Gostivar me sekretarin e Lëvizjes Besa, Arjanit Hoxha për të diskutuar mbështetjen ose jo ndaj Kasamit në Tetovë i cili në raundin e dytë garon me Teuta Arifin e BDI-së. Dy eksponentët pas takimit nuk shpalosën detaje për atë se cili ishte epilogu dhe cilat do të jenë hapat e mëtutjeshëm.

 “I analizuam disa rezultate të zgjedhjeve. Nuk ka diçka tjetër. Thjeshtë një kafe e përbashkët. E lamë ë ta bashkëbisedojmë ai me partinë e vet, kurse ne në partinë e tonë. Pasi ne kemi edhe partner koalicioni, me të cilin duhet patjetër të ulemi t’i koordinojmë qëndrimet, kështu që brenda këtyre dy tre ditëve ma merr mendja se do të kemi qëndrime partiake, të cilat do të merren në organet partiake. 1:56 Ne kundërshtar politik e kemi BDI-në dhe çdo kandidat që nuk është i BDI-së mendoj se si opozitë shqiptare duhet ta përkrahim atë kandidat duke i përfshirë të gjitha komunat pa përjashtim.”- deklaroi ARBEN TARAVARI, Aleanca për Shqiptarët.

Ndërkohë paraprakisht Hoxha i Lëvizjes Besa ka theksuar se në Tetovë e pret mbështetjen nga LSDM-ja, pasi zgjedhja e Kasamit për kryetar do t’i jepte LSDM-së një deputet më shumë në Kuvend, pas tërheqjes së tij nga pozita e ligjvënësit.

Ndërkohë Alternativa sot zgjodhi heshtjen. Një natë më parë një porosi e zëdhënësit të partisë, Orhan Murtezani la të kuptohet në mënyrë të drejtpërdrejtë se Alternativa nuk e mbështet Kasamin për kryetar të Tetovës. Reagimi i Alternativës erdhi pas deklaratës së nënkryetarit të ASH-së, Elmi Aziri i cili deklaroi se mbështetja për Kasamin parimisht është e mundur dhe se për këtë duhet të vendosin organet e partisë. Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi sot nuk iu përgjigj thirrjeve të Televizionit Alsat për të konfirmuar ose përgënjeshtruar qëndrimin e fundit. Jo zyrtarisht mësohet se qëndrimi i fundit i Alternativës nuk ka buruar nga organet e partisë dhe se për këtë çështje do të thirret mbledhje ku do të përcaktohen për mbështetjen e përbashkët me ASH-në ndaj Kasamit ose jo. Burgime nga Alternativa thonë se organet e partisë do të mblidhen për të shqyrtuar edhe përgjegjësinë e Gashit për rezultatin zgjedhor në raundin e parë. Nga raundi i parë diferenca mes Kasamit dhe Arifit është vetëm 700 vota. Kandidati i ASH-AAA-së u radhit i treti me 6.165 vota. Ndërkohë në Kërçovë, kandidati i pavarur Fatmir Limani ka thirr mbledhje nga e cila do të konstatohet mbështetja ose jo për kandidatin e BDI-së në këtë komunë, Fatmir Deari i cili në raundin e dytë shkon me kandidatin e VMRO-DPMNE-së, Aleksander Jovanovski.

Adrian Kerimi

LEXO EDHE:

Back to top button