ASH: Prokuroria të hetoj skandalin “Titanik” në Çair të Shkupit

Aleanca për Shqiptarët kërkon nga Prokuroria Publike të hetojë skandalin “Titanik” në Çair të Shkupit për ndërtimin e objektit pa leje sipas tyre nga persona të afërt me pushtetin. Opozita shqiptare i dorëzoi organit të akuzës dëshmitë materiale të publikuara në media javë më parë, për të cilat sipas tyre Prokuroria duhej të reagonte në kohë.

“Ky rast asht kulmi i aferave të shumta me uzurpimin e hapësirave publike dhe ndërtimeve epa leje, plan të nevojshëm urbanistik në komunën më të mbingarkuar në Evropë. Ndërkohë PP nuk ka ndërmarrë asnjë veprim dhe është bërë krejtësisht e verbër para një objekti i cili në Çair banorëve ia zë edhe diellin”, deklaroi Bujare Abazi, Nënkryetare e ASH-së.

LEXO EDHE:

Back to top button