Ashpërsohet debati mes BDI-së dhe ASH-së në Kuvend

Gazetar: Mefail Ismaili

Ashpërsohet debati në Kuvend para votimit të Qeverisë së re. Deputetja e BDI-së Arta Bilalli ka akuzuar përsëri opozitën shqiptare se bashkëpunon me Levicën dhe me parti anti shqiptare, shkruan Alsat.

Bilalli tha se BDI do të mbështes Qeverinë e Kuvaçevskit, pasi kjo është Qeveri e cila do të punojë për integrimin e vendit në Bashkimin Evropian.

“Tema që më shumë më tërhoqi vëmendjen në programin e qeverisë është sundimi i së drejtës. të gjithë ne duhet të angazhohemi në sundimin e të drejtës. Uroj që ministrat e rinj në të ardhmen të plotësojnë kërkesat e qyetarëve. e them me përgjegjësi se këtë vit kemi debatë më relaksuese nga viti i kaluar kur debatohej për Qeverinë dhe për këtë falënderoj të gjithë deputetët edhe të pushtetit edhe të opozitës”, deklaroi deputetja e BDI-së Bilalli.

Por deputeti i ASH-së Atnan Neziri duke i replikuar deputetes Bilalli ka thënë se është kontradiktore pasi në fotografinë me Dimitar Apasievin është edhe lideri i Alternativës, parti të cilën sipas Nezirit, Ali Ahmeti e kalutur të hy në Qeveri që BDI të mos shkoj në opozitë.

“Ju jeni ata që keni qënë në opozitë edhe me Mijallkovin, edhe me Gruevskin edhe me të gjithë të tjerët. Ju vet keni thënë se nuk dëshironi të shkoni në opozitë pasi nëse bëheni opozitar nuk do të ekzistoni si parti”, ka deklaruar deputeti i ASH-së Atnan Neziri.

Deri në fund të debatit do të flasin edhe koordinatori i LSDM-së, Jovan MItrevski, lideri i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela, deputeti i VMRO-DPMNE-së Antonio Milloshovski dhe mandatari Dimitar Kovaçevski. /Alsat.mk

 

LEXO EDHE:

Back to top button