Asistentët e mjekësisë në UT bojkotojnë ligjëratat , kërkojnë pagesën e pagave të mbetura

Asistentët e mjekësisë në UT bojkotojnë ligjëratat , kërkojnë pagesën e pagave të mbetura

Asistentët e mësimit praktik të Fakultetit të Mjekësisë në Universitetit e Tetovës, kanë shprehur revoltën e tyre përpara rektoratit të UT-së, lidhur me mospagesën e siç thanë ata të vitit akademik 2022-2023. Asistentët e UT-së bojkotojnë mësimin që prej një muaji, ndërsa kusht për kthimin e tyre në ligjërata është pagesa e rrogave të mbetura, ose në të kundërtën, asistentët e Fakultetit të Mjekësisë nuk do të kthehen në ligjërata. Moskthimi i tyre nënkupton humbje për studentët e mjekësisë. Ka reaguar edhe rektori i UT-së Jusuf Zejneli. Ai premtoi se së shpejti pagesat do të kryhen.

“Ne asistentët e angazhuar me kontratë në vepër në fakultetin e shkencave mjekësore të UT-së, bojkotojmë mësimin praktik në këto fakultete, që nga fillimi i këtij viti akademik. Arsyeja e këtij bojkoti është mos realizimi i pagesave sipas kontratës për vitin 2022-2023 nga an e këtij institucioni. Informojmë studentët dhe opinionin publik se ky bojkot do vazhdoj deri në realizimin e pagesave të gjithë semestrave paraprak”, deklaroi Visar Xhaferi, asistent në Fakultetin e Mjekësisë në UT.

“Nga dita e parë që mora mandatin një nga angazhimet e mia ishte edhe krijimi i një gjendjeje stabile financiare në Universitet, faktikisht kjo u arrit edhe përmes themelimit të sindikatave që patën angazhime e protesta dhe pagat u rritën për 22 për qind. Gradualisht kemi krijuar një gjendje më të mirë që nënkupton se kanë filluar të realizohen edhe pagesat për profesorët part time dhe shumë shpejt edhe kjo pjesë do të realizohet në tërësi dhe nuk do mbetemi borxh askujt”, tha Jusuf Zejneli, Rektor i UT-së. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button