Asllani: Kurrë nuk e kam imagjinuar se kjo do të ndodhte

Mesfushori shqiptar, Kristjan Asllani ndihet i lumtur pas kompletimit të transferimit të tij te Interi nga Empoli. Interi ka konfirmuar zyrtarisht transferimin e mesfushori 20-vjeçar nga Shqipëria.

Asllani ka kaluar te Interi si huazim me pagesë katër milionë euro me obligim blerje për 10 milionë euro tjera.

Ky transferim në “Giuseppe Meazza” e ka lumturuar djaloshin shqiptar, i cili thotë se nuk e ka besuar këtë, pas ardhjes së tij si dy vjeçar në Itali .

“Tungjatjeta tifozë të Interit. Nuk mund të pres t’ia fillojë. Kurrë nuk e kam imagjinuar këtë. U largova nga Shqipëria kur isha dy vjeç dhe erdha në Itali. E kam kryer gjithë shkollimin mirë në Itali dhe kam mësuar futbollin këtu. Kurrë nuk e kam imagjinuar se kjo do të ndodhte”, ka thënë Asllani për faqen zyrtare të Interit.

LEXO EDHE:

Back to top button