Asllani sinjal Inzagit: Dua të luajë më shumë se 15 minuta

Kristjan Asllani përgatitet për pjesën e dytë të sezonit me Inter teksa “zikaltërit” në këto ditë janë duke zhvilluar disa teste miqësore në mënyrë që skuadra të mbërrijë gati për ndeshjen e parë të vitit 2023, atë të datës katër janar në shtëpi ndaj Napolit.

Miqësorja e fundit ishte ajo ndaj Rexhinës ku të besuarit e trajnerit Simone Inzagi fituan me rezultatin 0-2, teksa Asllani u aktivizua vetëm në minutën e 75-të. Pas sfidës, për kanalin zyrtar të Inter, mesfushori i kombëtares theksoi se ka nevojë për minuta në mënyrë që në fushë të shfaqet me të njëjtin besim si shokët e tij.

“Zhvilluam një ndeshje të shkëlqyer, luajtëm duke e ditur se përballë ishte një skuadër shumë e mirë. Këto ndeshje janë të rëndësishme sepse në këtë moment na duhet pak “benzinë në këmbë”. Edhe për mua është shumë e rëndësishme te luaj dhe të fitoj minuta, pasi vetëm në këtë mënyrë mund të shfaqem në fushë me të njëjtin besim si shokët e skuadrës”, u shpreh Asllani.

Deri në këtë pikë të sezonit, 20-vjeçari është aktivizuar në shtatë ndeshje për Interin, teksa Asllani është në vitin e parë te zikaltërit pas transferimit në verë nga skuadra e Empolit.

LEXO EDHE:

Back to top button