Asnjë i vdekur nga Kovid-19 në Kosovë, 15 të infektuar

Asnjë person i infektuar me COVID-19 nuk ka vdekur brenda 24 orëve të fundit në Kosovë. Kështu është bërë e ditur në njoftimin e fundit të publikuar nga Ministria e Shëndetësisë së Kosovës, ku thuhet se 15 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me Coronavirus nga gjithsej një mijë e 713 testime të kryera.
Gjatë së njëjtës periudhë kohore janë shëruar edhe 67 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.174, ndërkaq numri i rasteve aktive është 186.

Në 24 orët e fundit janë dhënë shtatë mijë e 492 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 110.097 doza të vaksinës. Deri më sot 13.149 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

LEXO EDHE:

Back to top button