Asnjë sanksion për Mbape-n, ofendoi arbitrin me fjalën “klloun”

Klima e krijuar në ambientin madrilen kundër arbitrimeve, me televizionin e klubit në krye, duket se ka ndikuar edhe te Kilian Mbape. Francezi, zakonisht me profil të ulët në protesta, këtë sezon ka shtuar reagimet, duke kërkuar shpjegime me më shumë ashpërsi, madje me fyerje si në Valencia.

Në La Liga vetëm kapitenët mund t’i drejtohen arbitrit. Te Real Madridi këtë rol e ka Valverde (me Karvahallin në stol), por së fundmi është Mbape që merr fjalën.

Kundër Valencias, kamerat e DAZN e filmuan teksa u acarua me arbitrat dhe me të katërtin për një pozicion jashtë loje pa ndikim. Kulmi ishte kur artikuloi fjalët ofenduese “klloun, kokëtrashë” për arbitrin.

Edhe në Francë janë habitur. Në ndeshjen me Espanyol (22 shtator), Martínez Munuera e paralajmëroi “të lutem, po rrezikon”, pas një kartoni të verdhë për protesta.

“Nuk ka sanksion në horizont, por është çështje imazhi”, – shkroi “L’Equipe”, duke përmendur edhe simulimet e fundit të tij pa ndëshkim.

LEXO EDHE:

Back to top button