Presidenti i Notingam Forest, Evangelos Marinakis ka bërë një veprim për t’u duartrokitur. Kjo pasi që greku, ka vendosur që të paguajë shpenzimet për tifozët e klubit, teksa do të udhëtojnë për Stamboll për ndeshjen e play-offit të Ligës së Evropës ndaj Fenerbahçes.
Tifozët e Notingam Forest që udhëtojnë për ndeshjen jashtë fushe kundër Fenerbahçes duhet të përdori autobusë të caktuar nga klubi për të arritur në stadium.
Marinakis ka mbuluar koston e plotë, kështu që mbështetësit nuk do të paguajnë tarifa shtesë udhëtimi, që arrin shifrën e 53 mijë paundëve.
Ndeshja midis Fenerbahçes dhe Notingam Forestit, zhvillohet të enjten e ardhshme në stadiumin “Şükrü Saracoğlu”./IndeksOnlin








