Janë zhvilluar tri ndeshjet e fundit në NBA para sfidës së “All Star Game”. Ekipi i Lejkersit fitoi 124-104 ndaj Dallas, duke u rikthyer te suksesi. LeBron Xhejms me 28 pikë udhëhoqi Lejkersin drejt fitores, mbështetur nga Haçimura me 21 pikë.
Bie skuadra kampione e Oklahomës, që u mund 110-93 në shtëpi nga Milluoki. Shtatë lojtarë të Milloukit realizuan mbi 10 pikë, duke e patur kolektivitetin si armën kryesore, ndërkohë që për Oklahoma u ndje mungesa e Shai.
Fiton edhe ekipi i Portlandit, që mundi 135-119 Juta Xhazin jashtë fushe. Sukses i rëndësishëm për Portlandin, ku u dallua Holidej, autor i 31 pikëve.
Për Juta Xhaz u dallua Sensabaug me 28 pikë, por që s’mjaftuan për fitore.








