Asnjë shenjë festive për festat e fundvititi, kështu duket kryeqendra
Asnjë shenjë festive për festat e fundvititi, kështu duket kryeqendra

Gazetar: Adnan Qaili
Jemi në javën e dytë të dhjetorit dhe akoma mungon fryma festive nëpër rrugët e kryeqytetit. Në sheshe dhe bulevarde mungojnë dritat festive.
“Është 10 Dhjetori dhe asgjë nuk duket ndryshe nga përditshmëria e vitit që po e lëmë pas, sepse sheshi qendror por edhe asnjë bulevard i Shkupit nuk është dekoruar për atmosferë festive për festat e fund vitit. Qytetarët shprehen të revoltuar pasi që nuk po e shijojnë këtë atmosferë që ofrojnë festat e fund vitit dhe kërkojnë nga autoritetet që të paktën të dekorojnë sheshin për gjatë ndërrimit të mot moteve”, raporton Adnan Qaili, Gazetar.
Qytetarët me kritika të shumta ndaj autoriteteve për mungesën e zbukurimeve festive.
“Gjithkund është dekoruar, përveç kryeqytetit, çfarë nëse shpenzohet pak rrymë në drita. Turp, Shkupi kryeqytet dhe mos të dekorohet për festat e fund vitit. Jam shumë i dëshpëruar, shumë depresion nuk ka eufori, janë festat duhet të ketë eufori, njerëzit të relaksohen në këtë kohë depresive me luftëra me krizë ekonomike ti gëzojmë pak njerëzit”.
“Të dekorohet bile më mirë se sa ishte vjet, por kjo varet nga kryetarja e Qytetit të Shkupit. Ata vendosin çfarë të dekorohet, sa të shpenzohet e kështu me radhë”.
“Katastrofë këtu, Berova është dekoruar më mirë se Shkupi, ta them sinqerisht. Atje e kemi dekoruar qytetin, ne erdhëm këtu por nuk kam ku ti shëtis fëmijët. Duhet të gëzohen njerëzit se vetëm ajo na ka mbetur në Maqedoni”.
Nga Qyteti i Shkupit thonë edhe sivjet do të kursejnë për dekorime. Vitin e kaluar Shkupi filloi të dekorohet pas 15 dhjetorit. Për këtë vit duhet të presim dhe të shohim nëse do të ketë gëzim dhe magji festive në sheshin qendror të kryeqytetit! Për dallim nga Shkupi, kryeqytetet e vendeve fqinjë janë dekoruar prej dy javësh. Tirana ka stolisur sheshin Skënderbeu dhe bulevardin Dëshmorët e Kombit që nga festat kombëtare të nëntorit në Shqipëri. Ndërsa, në Sheshin Nënë Tereza në Prishtinë dekorimet me bredhin gjigand janë vënë me kohë duke mbushur me vizitorë. Madje bulevardi kryesor “Xhorxh Bush” tek Katedralja e kryeqytetit të Kosovës është shndërruar në shëtitore me shtëpiza druri të mbushura përplot me festë dhe çdo natë, si në metropolet Evropiane. Ndërrimi i mot moteve në këto pika do të pritet me muzikë “live” në ambiente të hapura dhe me fishekzjarrë, kurse në kryeqytetin tonë në Shkup, organizimet do të jenë secili për vete. /Alsat.mk