Atalanta e frikshme, 4 gola në rrjetën e Lacios

Skuadra e Atalantas konfirmohet si një nga skuadrat më të forta të Serisë A, pasi ka vazhduar këtë sezon me të njëjtin ritëm të edicionit të kaluar. Bergamaskët kanë mundur me një lehtësi mbresëlënëse me 4-1 skuadrën e Lacios, duke treguar se janë pretendentë, e ndoshta jo vetëm për zonën e Ligës së Kampioneve.

Brenda 45 minutave të para Tomas Strakosha u detyrua të nxirrte tre herë topin nga rrjeta, pasi kundërshtarët e kishin të lehtë të gjuanin në portën e tij dhe të gjenin golin. Gosens, Hateber dhe Papu Gomez shënuan golat në pjesën e parë, duke mbyllur praktikisht sfidën që në fraksionin e parë të lojës.

LEXO EDHE:

Back to top button