Atalanta, kërkon trofeun e parë pas vitit 1963

Sonte do të zhvillohet finalja e Kupës së Italisë, në të cilën do të përballen Juventusi dhe Atalanta. Kjo e fundit nuk njeh disfatën në 10 ndeshjet e fundit, duke shënuar 27 gola në këtë ecuri. Skuadra e drejtuar nga trajneri Xhan Piero Gasperini, kërkon trofeun e parë nga viti 1963, kur e fitoi trofeun e Kupës së Italisë. Nga ajo kohë, Atalanta arriti herë në finale, ndërsa në atë të fundit, dy vite më parë, humbi nga Lacio me 0-2.
GASPERINI: ATALANTA NUK NDALET KËTU
“Është një finale e rëndësishme dhe ne jemi përball Juvnetusit. Për fansat tanë do të bëjmë ç’mos që të sjellim kënaqësinë e trofeut. Kur firmosa për herë të parë me Atalantën, kualfikimi në Ligën Evropa ishte vetëm një ëndërr. Mirëpo rritja në pesë vitet e fundit ka sjell kualfikimin në finale dhe arkëtimin e 78 pikëve në Seria A, që është një rekord historik për klubin. Mirëpo Atalanta nuk ndalet këtu, dhe besoj se gjërat do të shkojnë në kahje pozitive dhe sukseseve të reja.
Në anën tjetër, Juventusi është në kërkim të trofeut të 14 në Kupën e Italisë, të vetmen në sezonin dëshpërues të skuadrës nga Torino. Kujtojmë se në 7 përballjet e fundit, Atalanta ka humbur vetëm një sfidë, duke shënuar gol në çdo takim me “Zonjën e Vjetër”.
PIRLO: DUAM TROFEUN E KUPËS SË ITALISË
“Nuk mendojë se do të jetë një ndeshje defanzive, pasi që të gjjthë e dijnë se kur jeni përball Atalantës, duhet të pritni goditje në portë, tempo dhe intenzitet. Është një ndeshje e nivelit evropian. Ne jemi gati dhe e dijmë se çka na pret. Është një trofe, të cilin duam ta fitojmë dhe ta sjellim në shtëpinë tonë. Mentaliteti nga Seria A, nuk ndikon te ne, pasi që jemi të foksuar maksimalisht te finalja.”
Finalja e Kupës së Itaisë, do të zhvillohet në stadiumin “Mapei”, në orën 21:00.