Vritet me thikë një 17 vjeçare në Francë, autor i ngjarjes dyshohet një 15-vjeçar

Një vajzë 17-vjeçare humbi jetën, pasi u godit me thikë dje në Ivry-sur-Seine, një zonë në jug të Parisit. Raportohet se autor i dyshuar i ngjarjes është një 15-vjeçar.

- Advertisements -

Mediet e huaja shkruajnë se vrasja është pasojë e një konflikti që filloi në mediat sociale
Fenomeni i rivaliteteve midis grupeve të të rinjve, me përplasje të shpeshta, por rrallë vdekjeprurëse, është ringjallur në Francë, pas rrahjes së të riut Jourig në Paris në janar dhe pas vdekjes së dy adoleshentëve, në shkurt në Essonne, në periferi të jugut të Parisit.

Në fillim të marsit, dy grupe të rinjsh nga rrethinat e Sabine Sir Marne në rajonin e Parisit u konfliktuan në mes të rrugës me thika dhe grushta, duke plagosur rëndë dy persona.

Sipas Ministrisë së Brendshme, 357 përplasje grupesh u regjistruan në vitin 2020 krahasuar me 288 në 2019, një rritje prej gati 25% dhe tre njerëz u vranë, ndërsa 218 u plagosën në përleshjet e vitit të kaluar.

LEXO EDHE:

Back to top button