Bayern i vë syrin “xhevahirit” të Interit

Pasi fitoi matematikisht titullin kampion, Inter po përballet me një moment të vështirë. Presidenti Steven Zhang i ka kërkuar lojtarëve që të heqin dorë nga paga e dy muajve, por pa shpjeguar planin sportiv në kuadër të sezonit të ardhshëm.

- Advertisements -

Kjo gjë ka vënë në dyshim vazhdimësinë e Antonio Contes në stolin zikaltër dhe nëse trajneri largohet, sipas “Corriere dello Sport”, peshat e rënda të ekipit mund të ndjekin shembullin e tij.

Për shembull, Romelu Lukaku po vëzhgohet nga Manchester City dhe Chelsea. Interi do të kërkojë për të 120 milionë euro dhe sulmuesi belg do të largohej nëse ikën Conte.

Gjithashtu, edhe Lautaro ende nuk ka nisur negociatat për rinovimin e kontratës, megjithëse është i shprehur se qëllimi i tij është të vazhdojë të veshë fanelën e Interit.

Sipas mediave italiane, edhe Achraf Hakimi, pavarësisht se klubi zikaltër e ka bërë të qartë se nuk do ta shesë, prej disa javësh po ndiqet nga Bayern Munchen dhe është bërë gati plani për blerjen e tij./A2CNN

LEXO EDHE:

Back to top button