Ylli i Tottenham kapet duke u puthur me vajzën e Guardiolës

Dele Alli nuk po kalon një periudhë të mirë në fushat e futbollit. Lojtari i Tottenham ka shënuar vetëm 3 gola në këtë sezon, ndërsa skuadra e tij renditet në vendin e shtatë të Premier League. Por, edhe në jetën private mesfushori anglez ka kaluar një periudhë të keqe. Në shkurtin e kaluar i dha fund marrëdhënies së tij me modelen Ruby Mae për shkak se luante shumë “Fortnite”, sipas “The Sun”.

Gjithsesi, kohët e fundit duket se Dele Alli ka rigjetur dashurinë. Ai është fotografuar duke puthur vajzën e madhe të Pep Guardiolës, trajnerit të Manchester City.

25-vjeçari dhe 20-vjeçarja, të cilët kanë një muaj që janë njohur, janë kapur nga fotografët e tabloidëve në një bar të Londrës.

LEXO EDHE:

Back to top button