Atanasova: Të sqarohet nevoja për rritjen e numrit të orëve të punës shtesë
Atanasova: Të sqarohet nevoja për rritjen e numrit të orëve të punës shtesë

Ligji aktual për marrëdhënie pune ka disa mekanizma të cilat mund të zbatohen në rast se ka nevojë që diçka të mbaroj më shpejtë, kështu u shpreh në emisionin e sontëm “360 Gradë” në Alsat, juristja Maja Atanasova, e cila derisa flet për ndryshimet në ligjin për marrëdhënie pune përmes të cilave do të mundësohej rritje e numrit të orëve shtesë, theksoi:
“Pse mekanizmat e tjerë që i ofron ligji për marrëdhënie pune nuk janë mjaftueshëm të mirë, që t’i mbroj qytetarët nga puna shtesë. Kemi mekanizmin e ashtuquajtur punë me turne, kemi shpërndarjen e kohës së punës, kemi mundësinë e punësimeve shtesë në rast se nevojitet për diçka që duhet të përfundohet…kemi nevojë për sqarim, diçka që do ta arsyetoj qëllimin e rritjes së kufirit të punës shtesë, vetëm për këtë grup”, tha Atanasova. /Alsat.mk