Atanasovski: Vendi po qëndron në vend numëro, s’ka vullnet politik për reforma thelbësore

Vendi ka bllokuar në vend numëro për 20 vite sa i përket procesit të anëtarësimit në BE, pushteti dhe opozita i hedhin fajin njëra tjetrës, vendi është lënë në gjendje katastrofike në të gjitha sferat e shoqërisë dhe nuk ka vullnet politik e as kapacitete institucionale për reforma thelbësore. Kështu deklaroi opinionisti, Bllagojçe Atansovski në intervistën për Alsat, duke nënvizuar partizimi, klientelizmi, standardi i ulët i jetesës së qytetarëve, mjedisi i keq, ndotja dhe humbja e besimit në gjyqësor, tregon se qytetarët aspak nuk i ndjejnë, reformat, sipas tij, kozmetike, të cilat i promovojnë elitat përmes ndryshimeve të ligjeve.

“Definitivisht aspak nuk lëvizim, gjegjësisht kemi bllokuar në vend. Praktikisht, 20 vite nuk mund t’i hapim bisedimet me BE-në për anëtarësim të plotë. Shumë herë kam thënë, se pa negociata efikase me BE-në, ne nuk mund të bëjmë aq reforma të nevojshme që t’i përmirësojmë të gjitha gjendjet shoqërore tek ne, veçanërisht në sferat siç janë sistemi gjyqësor dhe i prokurorëve, që janë në gjendje tmerrësisht  katastrofike të besimit. Pavarësia e institucioneve të sistemit, para se gjithash efikasiteti i administratës publike, rritja e standardit të jetesës. Gjegjësisht, them se pa instrumentin e bisedimeve me BE-në ne si shtet dhe si elita politike, nuk treguan se kanë kapacitet të mjaftueshëm që t’i arrijnë ato reforma që i kërkon BE, por për hir të së vërtetës, ato reforma absolutisht na nevojiten ne,” theksoi opinionisti Bllagojçe Atanasovski, në intervistën për Alsat.

LEXO EDHE:

Back to top button