Athina nuk е përjashton mundësinë e procedimit në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për shkak të Marrëveshjes së Prespës

Athina nuk е përjashton mundësinë e procedimit në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për shkak të Marrëveshjes së Prespës

Gazetar: Lluka Andrev

Për marrëdhëniet me Maqedoninë e Veriut jemi gati për të gjitha skenarët, tha kreu i diplomacisë greke, Giorgos Gerapetritis. I pyetur për një takim të mundshëm me autoritetet në vend, ministri grek u përgjigj se këtu ende funksionon Qeveria teknike dhe sapo të formohet qeveria e re në qershor, Athina do të ndërmarrë hapat e nevojshëm, pa specifikuar se cilët. Greqia mban qëndrimin se Marrëveshja e Prespës duhet të respektohet dhe ajo nuk mund të ndryshohet.

“Edhe nëse ka vullnet nga Maqedonia e Veriut apo Greqia për të ndryshuar në mënyrë të njëanshme Marrëveshjen, kjo nuk mund të bëhet. Së dyti, Marrëveshja e Prespës ishte arritur nën kujdesin e OKB-së, ku mori pjesë përfaqësues i Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe kjo i jep asaj forcë më të madhe ndërkombëtare. Së treti, ka proces të parashikuar në Marrëveshjen e Prespës, që paraqet procedurë gjatë shkeljes. Nuk është paraparë dispozitë për anulimin e njëanshëm”, tha Giorgos Gerapetritis – Ministër i Punëve të Jashtme të Greqisë.

Duke sqaruar se Marrëveshja e Prespës nuk mund të ndryshohet apo anulohet në mënyrë të njëanshme, Gerapetritis theksoi se në rast të shkeljes së saj, Greqia mund t’i drejtohet gjykatave ndërkombëtare.

“Për zgjidhjen e kontesteve të mundshme është paraparë që të fillohet proces “duke i dërguar letër palës që ka shkelur Marrëveshjen dhe është e mundur, por jo e nevojshme, përdorimi i shërbimeve të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së dhe në fund, vendim të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë”, shtoi ai.

Greqia këmbëngul për, siç thonë autoritetet në Athinë, zbatim të përpiktë të Marrëveshjes së Prespës, pasi presidentja Gordana Siljanovska Davkova theksoi se nuk do ta përdor emrin kushtetues në paraqitjet e saj publike. Ajo shprehet se, edhe me këtë respektohet Marrëveshja e Prespës./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button