Atika nën “pushtetin” e zjarreve, digjet zona pyjore e Porto Germenos në Greqi

Atika nën “pushtetin” e zjarreve, digjet zona pyjore e Porto Germenos në Greqi

Pas zjarreve të njëpasnjëshme të regjistruara në shtetin grek, pak më parë është përfshirë nga flakët edhe zona pyjore e Porto Germenos në Atikë.

Protothema.gr shkruan se aktualisht 5 avionë dhe 6 helikopterë po operojnë nga ajri ,130 zjarrfikës po luftojnë drejtpërdrejt nga flakët, teksa era iu vështirëson punën.

Pak minuta më parë është dhënë urdhri për evakuimin e vendbanimit Mytika. “Nëse jeni në Mytika, evakuoni tani në Psatha. Zjarri në pyll në zonën tuaj”, thuhet një njoftimin e lëshuar nga policia. Ndërkohë, edhe në disa akse rrugore aty pranë është ndaluar qarkullimi.

Erërat e forta veriperëndimore që fryjnë në zonë po e shtyjnë zjarrin drejt Psatha-s , ndërsa zjarrfikësit po bëjnë një përpjekje për të ndaluar përhapjen.

Sipas përditësimit të fundit nga shërbimi zjarrfikës grek, 130 zjarrfikës janë duke operuar me 6 ekipe dhe 35 automjete, përfshirë zjarrfikës rumunë, si dhe ekipin S.mi.E.A. Një ekip ndodhet në zonën e zjarrit për të hetuar shkaqet e tij. Stafi i Shërbimeve Zjarrfikëse të Qarkut Atikë është vendosur në alarm të përgjithshëm.

“Fatkeqësisht, zjarri po përparon, por mjetet ajrore vazhdimisht hedhin ujë dhe përpiqen ta frenojnë atë. Për momentin ndodhet në një pikë qendrore të zones, në një kryqëzim që shkon ose në Psatha ose në Porto Germeno. Një vendbanim afër Mytikas është evakuuar si masë paraprake. Shpresojmë ta ulim përhapjen edhe pse fryn pak erë. Vendi me lugina është i vështirë të kalohet, gjë që vështirëson shuarjen. Zjarri nuk po shkon drejt Porto Germenos por drejt lindjes”, thotë nënkryetari për mbrojtjen civile të komunës Mandras, Panagiotis Kolovenzos.

“Ne po luftojmë me flakët. Fatkeqësisht, deri tani gjërat janë jashtë kontrollit. Po bëhen përpjekje mbinjerëzore për të frenuar zjarrin. Mbrojtja civile bën gjithçka” , tha për protothema.gr, kryetari i njësisë bashkiake Vilia, Kostas Makrynoris.

YouTube video

LEXO EDHE:

Back to top button