Atlanta ndal Bostonin, Denveri e Feniksi në gjysmëfinale

Skuadra e Denverit ka prerë një biletë për në gjysmëfinalet “Play Off” në Konferencën e Perëndimit, pas fitores 112-109 ndaj Minnesota, duke fituar 4-1 serinë e takimeve çerekfinale. Ndeshje e ekuilibruar deri në fund, ku për Denver u dallua Xhamall Murrej me 35 pikë, mbështetur nga Nikola Jokiç me një “triple double” (28 pikë, 17 kërcime e 12 asiste).

Përballë Denver në gjysmëfinale do të jetë Feniksi, që mposhti 136-130 LA Klipersin dhe fitoi me 4-1 serinë e takimeve mes tyre. Mungesa e Leonard u ndje te Klippers, ndërsa për Feniks Sans shkëlqyen Buker me 47 pikë e 10 asist, si dhe Durant, autor i 31 pikëve.

Në Lindje, ngec skuadra e Bostonit, që u mund 119-117 nga Atlanta, që mban hapur garën për një vend në gjysmëfinale. Tre Jang me 38 pikë e 13 asist ishte lider për Atlanta, duke i bërë të pavlefshme 35 pikët e Braun për Bostonin, që pavarësisht humbjes udhëheq 3-2 serinë e takimeve.

 

Play off-Çerekfinale (Lindje)

Philadelphia – Brooklyn, (4-0)

Boston – Atlanta, 117-119 (3-2)

Cleveland – New York, (1-3)

Milwaukee – Miami, (1-3)

 

Play off-Çerekfinale (Perëndim)

Sacramento – Golden State, (2-2)

Memphis – Lakers, (1-3)

Phoenix – Clippers, 136-130 (4-1)

Denver – Minnesota, 112-109 (4-1)

LEXO EDHE:

Back to top button