Atletet e Xhordanit, vlejnë 1 milion dollarë

Majkëll Xhordan, është në pension, mirëpo edhe më tej është një ndër personazhet më të popullarizuar te tifozerisë sportive. Veshjet e tij sportive në kohën aktive si basketbollist shiten me shuma marramendëse. Së fundit, atletet e tij sportive “AIR JORDAN 1” me ngjyrë të bardhë dhe me vija të kuqe, kanë arritur çmimin prej 1 milion dollarë! Në shpalljen e shitjes së atleteve të Majkëll Xhordanit thuhet se atletja e majtë mban firmën e Majkëll Xhordanit, ndërsa blerësit do të ketë edhe një bonus të atleteve me ngjyrë të zezë. Në shpalljen është vendosur edhe kodi i produktit, me çka konfirmohet se bëhet fjalë për atletet origjinale të Xhordanit.

LEXO EDHE:

Back to top button