UFC, nokaut me gju pas vetëm 28 sekondash (Video)

Kori Sand’hagen ishte në qendër të vëmendjes të garave në “UFC”, duke mundur një ndër legjendat e mirënjohura të arteve të përziera marciale, Frenki Edgar. Danezi 28 vjeçar kishte nevojë për 28 sekonda që të mbyll këtë përballje, duke drejtuar një goditje të fortë me gju, pas së cilës arbitri Kit Peterson mbylli sfidën, duke e dërguar ndoshta në pension Frenki Edgarin, që është aktiv plot 15 vite në “UFC”. Ndërkohë në përballje kryesor të kësaj mbrëmje në “UFC”, Aleksandar Volkov mundi Alister Overimin me nokaut tenik në raundin e dytë. Atleti rus, nga fillimi deri në momentin e nokautit, dominoi sfidën duke mos lejuar asnjë mundësi për holandezin Overim që të vij në shprehje me goditje e tij të forta.

LEXO EDHE:

Back to top button