ATP kupa, Rusia fiton kurorën e dytë

Kombëtarja e Rusisë në tenis, është fituese e edicionit të dytë të Kupës ATP, që u zhvillua në Melburn , duke marrë kurorën nga Serbia, e cila ishte fituese e edicionit të parë. Në finale, Rusia me 2-0 mundi kombëtaren e Italisë. Andrej Rublov solli epërsi për Rusinë, pasi që mundi Fabio Fonjininin me rezultat 2-0 në sete ose 6-1 dhe 6-2 në geme. Ndërkohë, Danil Medvedev, dominoi sfidën me Mateo Beretinin, duke e mundur italianin me rezultat 2-0 në sete, ose 6-2 dhe 6-4 në geme. Rusia në rrugën deri te kurora e Kupës ATP, shënoi fitore ndaj Argjentinës, Japonisë dhe Gjermanisë.

LEXO EDHE:

Back to top button