Atletët nga Kenia, dominojnë maratonën e Nju Jorkut

Atletët nga Kenia, dominuan edicionin e 51 të Maratonës së famshme të Nju Jorkut. Për meshkuj fitoi atleti Evans Çabet, ndërsa te femrat, më e shpejtë ishte Sharon Lokedi.

Për Çebet ky është triumf i dyfishtë në SHBA në këtë vit, pas fitores në Maratonën e Bostonit, në muajin prill. Ai mbylli këtë garë me kohë 2 orë 8 minuta e 41 të qindta, duke lënë pas Shura Kitata të Etiopisë dhe Abdi Nagejen e Holandës.

Te femrat, Sharon Lokedi mbylli garën me kohë 2 orë 23 minuta e 23 të qindta, duke lënë pas Lonah Salpeter të Izraelit dhe Gotytom Gebreslase të Etiopisë.

Koha e dhënë në të dyja kategoritë ishte më e lartë nga parashikimi, kjo edhe për shkak të motit jo fort të përshtatshëm.

LEXO EDHE:

Back to top button