Atletiko barazon, Betisi nuk dorëzohet lehtë

Atletiko Madridi ka bërë edhe një hap mbrapa në garën për titull duke barazuar me Real Betisin. “Los Rijoblancos” nuk arritën më shumë se një barazim (1 – 1), ndeshje në të cilën dy skuadrat ishin mjaftë sulmuese. Pas vetëm pesë minutave lojë Karasko pranoi një asistim të bukur nga Korrea dhe e konkretizojë në gol (5′). Mirëpo, gëzimi zgjati vetëm 15 minuta, pasi Kristian Teljo barazoi rezultatin në minutën e 20′.

 

 

Në tërë minutat e mbetur, dy skuadrat patën disa raste të mirë, por nuk ia dolën të japin goditjen finale, andaj ndeshja u mbyll me rezultat 1-1.

Me këtë barazim, Atletiko Madridi rikthehet në krye të La Ligës me 67 pikë, një më pak se Real Madridi, derisa Betisi renditët në pozitën e gjashtë me 47 pikë.

LEXO EDHE:

Back to top button