Shoqata e bastoreve kundërshton ashpër ligjin anti-bixhoz

Ndryshimet e propozuara në Ligjin për Lojërat e Fatit rrezikojnë më shumë se 8,000 vende pune, dhe mbylljen e një sektori të tërë. Shoqata e Basteve Sportive kërkon tërheqjen e menjëhershme të ndryshimeve të propozuara, nga Regjistri Elektronik i Rregulloreve – ENER, i cili parashikon që bastoret dhe kazinotë të largohen 500 metra larg institucioneve arsimore. Sipas tyre, Ministria e Financave propozon ndryshime, që nuk gjenden në asnjë vend evropian.

Ndryshimet për zhvendosjen e objekteve afarsite janë plotësisht të papranueshme dhe jemi të gatshëm ta kundërshtojmë fuqimisht një propozim të tillë. Distanca prej 500 metrash larg e objekteve tona afarsite, nga institucionet arsimore nënkupton mbylljen e 98% të pikave të pagesës, pra mbylljen e të gjithë industrisë”, thonë nga Shoqata e Bastoreve Sportive.

Nga kjo Shoqatë gjithashtu thonë se nuk ka logjikë nga njëra anë pikat e pagesës të largohen nga institucionet arsimore, dhe nga ana tjetër të rriten në mënyrë drastike tarifat, që ata do të duhet t’i paguajnë shtetit. Thjesht, nuk do të ketë pika pagesore, për të cilat do të duhet të paguhet. Nga Financat thonë se kjo zgjidhje ligjore ishte paralajmëruar më parë, dhe tani ka vend për palët e interesuara të paraqesin vërejtje dhe propozime në ENER, në mënyrë që të gjejnë një zgjidhje të përshtatshme.

Propozim zgjidhja ligjore tani është kompletuar, dhe e dorëzuar në ENER që të merren komente dhe mendime. Të gjitha zgjidhjet ligjore ministria i sjell i sjell me një proces transparent dhe gjithëpërfshirës, që do të kontribuojë në arritjen e zgjidhjeve optimale dhe do të jetë në interes të shumicës së faktorëve”, thonë nga Ministria e Financave.

Sipas draft ndryshimeve, bastoret do të duhet të jenë 500 metra larg shkollave dhe fakulteteve, ndërsa do të duhet ta dëshmojnë distancën. Përveç kësaj, parashikohet një rritje e çmimit për marrjen e licencës me 20 mijë euro. Për ndryshimet e propozuara, shënimet dhe komentet mund të dorëzohen në ENER, deri më datën 20 të këtij muaji.

 

Andrea Cobanova

LEXO EDHE:

Back to top button