Atletiko Madridi bën goditje të dyfisht ndaj Getafes

Atletiko Madrid e mbyll vitin në krye të La Ligës dhe fitorja ndaj Getafe me 1-0 ka një vlerë dyfish, pasi skuadra e Simeones arrin të marrë 3 pikë të rëndësishme në një ndeshje aspak të lehtë.

Ka mjaftuar goli i Luis Suarez pas 20 minutash për t’i dhënë kështu ekipit të drejtuar nga Simeone fitoren dhe duke e çuar pikavarazhin në 35.

“Colchoneros” janë skuadra e vetme në La Liga me 1 humbje (në derbin ndaj Real Madrid) ndërsa kanë shënuar 27 gola dhe pësuar vetëm 5, duke dëhsmuar se kanë mbrojtjen më të mirë në La Ligë.

LEXO EDHE:

Back to top button