Kristiano Ronaldo ka vetëm një ëndërr të madhe

Kristiano Ronaldo pasi morri çmimin e “Futbollistit të shekullit” në një intervistë për mediat zbuloi disa detaje rreth të ardhmes së tij.

“Kristiano është mirë sot, unë ndihem në një moment të shkëlqyeshëm, por nuk e di se çfarë do të ndodhë. Jetoj në të tashmen, këtë moment, kjo periudhë është e shkëlqyeshme, jam i lumtur. Jam akoma në gjendje të shkëlqyeshme, në krye dhe shpresoj të luaj edhe për shumë vite, por asnjëherë nuk i dihet. Ky është futbolli, kjo jemi ne: ne nuk e dimë se çfarë do të na ndodhë në të ardhmen. Unë flas me të rinjtë gjithmonë u jap të njëjtën këshillë, u them atyre: shijoni momentin, sepse ne kurrë nuk e dimë se çfarë mund të ndodhë në të ardhmen. Çdo gjë mund të ndodhë në jetën tuaj, në familjen tuaj. Gëzoni momentin. Ëndrra është të fitosh dhe gjithmonë me Portugalinë, kam fituar dy tituj, përfshirë Ligën e Kombeve dhe tani dua Kupën e Botës. Unë kam fituar trofe në çdo klub ku kam qenë, Kupa e Botës është një ëndërr e madhe”.

LEXO EDHE:

Back to top button