Archie ka nisur të belbëzojë fjalët e para dhe na uron Vitin e Ri

Vogëlushi i Meghan Markle dhe Harry-t, Archie Harrison, ende nuk ka mbushur 1 vjeç por ka nisur të belbëzojë fjalët e para.

Madje, ai përsërit gjithçka që thonë prindërit e tij. Ndaj në një poadcast të Meghan-n dhe Harry-t dëgjohet edhe zëri i ëmbël i djalit të tyre, i cili fillimisht thotë “fun” për “qejf”.

Më tej, ai përsërit fjalët e prindërve duke thënë “Happy New Year”, pra “Gëzuar Vitin e Ri”.

Meghan Markle zbuloi disa javë më parë se gjatë verës kishte abortuar një fëmijë dhe këtë e rrëfeu përmes një letre shumë prekëse. Ndërkohë së fundmi ajo është shfaqur për herë të parë në publik pas lajmit të dhimbshëm dhe i ka lënë të gjithë pa fjalë. Dukesha u shfaq në edicionin special të CNN, i quajtur “CNN Heroes” për  të falenderuar gjithë heronjtë që na shpëtuan në këtë vit të vështirë.

“Disa prej tyre unë i njoh dhe të tjerë i duartrokas nga larg. Këta njerëz qëndruan në këmbë dhe u siguruan që të mos mungonin nevojat bazë në komunitete. Ata u siguruan që njerëzit rreth tyre të mos vuanin nga izolimi, ata na treguan të gjithëve se edhe në kohët më të errëta, kur ne bashkohemi me njëri-tjetrin, kemi fuqinë t’i rikujtojmë dikujt tjetër se ka shpresë dhe se të gjithë do të jemi mirë”, shprehet Meghan në një video.

LEXO EDHE:

Back to top button