Poketinjo dëshiron të bashkohet me ish lojtarët e tij

Pas shkarkimit të Tomas Tuhellit, argjentinasi Maurisio Poketinjo, po shihet si favorit për ta  zëvendësuar atë në stolin e skuadrës nga “Parkut të Princave”.

Sipas “The Sun”, ish-trajneri i Totenhamit dëshiron të bashkohet sërisht me yjet e tij të skuadrës, Dele Alli dhe Hugo Lloris. Fillimisht ishte raportuar se PSZH kanë shënjestruar Jan Oblak, por me ardhjen potenciale të Poketinjos, planet e tyre do të ndryshojnë.

Edhe gazetari i merkatove, Fabrizio Romano, ka raportuar se veçse ekziston një marrëveshje personale mes PSZH-së dhe Poketinjos.

LEXO EDHE:

Back to top button