Miley Cyrus e zbuloi tashmë, e paska puthur Dua Lipën

Miley Cyrus gjatë një interviste të dhënë kohëve të fundit në rrjetin radiofonik britanik “Heart”, e pyetur nëse do të preferonte të puthte Justin Bieber apo ish-anëtarin e One Direction, Miley nuk mund të ishte më e sigurt në lidhje me përgjigjen e saj.

“Harry, kjo është e lehtë”, u përgjigj ajo. “Justin Bieber e kam njohur prej kohësh dhe është si pjesë e familjes për mua. Harry Styles! Ai po duket vërtet mirë”.

26-vjeçari po kalon një moment mjaft të mirë. Ai ka marrë mbështetje si për muzikën e tij ashtu edhe për thyerjen e barrierave gjinore në të veshur, dhe Miley duket se i miraton të gjitha.

“Dhe ne kemi shije shumë të ngjashme”, vazhdoi ajo. “Unë mendoj se do do ndajmë edhe dollapin, edhe jetën së bashku – ka kuptim”.

Ajo gjithashtu u pyet nëse do të preferonte të puthte Dua Lipën apo Cardi B. Dhënia e përgjigjes zgjati pak më shumë, por në fund të fundit na surprizoi me përgjigjen e saj.

Unë e kam puthur tashmë Dua,” shpjegoi këngëtarja. “Ndoshta Cardi. Më pëlqen të bëj gjëra që nuk i kam bërë kurrë më parë, diçka të re. Unë do të puthja Cardi.”

Disa javë më parë e ftuar në emisionin “Stern Show”, Miley ka folur reth këtij bashkëpunimi dhe siguisht nuk munguan as disa deklarata bombastike nga ana e saj.

Këngëtarja ka pranuar më herët se është biseksuale, madje pas ndarjes nga Liam Hemsworth nisi menjëherë një lidhje me një vajzë, por nuk zgjati shumë.

Miley dhe Dua sollën në nëntor bashkëpunimin e tyre të parë të titulluar “Prisioner” që pati goxha sukses.

LEXO EDHE:

Back to top button