Humbi 100 mijë ndjekës në Instagram por Billie Eilish nuk do t’ia dijë

Billie Eilish nuk nuk do t’ia dijë për mendimet e të tjerve dhe pikë.

Këngëtarja e “Bad guy” realizoi sfidën “Post a picture of” në Instagram të hënën, 28 dhjetor dhe shkaktoi mjaft bujë me ato që na shfaqi. Kur një fanse i kërkoi fitueses së 10 Grammy-ve të ndante një foto të “një vizatimi për të cilin ajo ishte me të vërtetë krenar”, ajo ndau një foto nga fletorja e saj ku kishte vizatuar  gjokse dhe të pasme dhe disa gjarpërinj.

Në mbishkrim, 19-vjeçarja shkroi “Ndoshta mua më pëlqejnë shumë gjokset!”. Dhe ndërsa vetë Billie iu dukë ky veprim për të qeshur, mijëra ndjekësve të saj jo. Në fakt, më pak se një orë më vonë një përdorues i Twitter vuri re se ylli në të vërtetë humbi rreth 100,000 ndjekës – nga 73 milion në 72.9 milion.

Megjithatë, as vetë Billie nuk qëndroi në heshtje ndaj kësaj, duke postuar një status të një fansi në Instastory e duke vijuar me shakanë e saj.

Kjo nuk është hera e parë që artistja u tërheq vëmendje ndjekësve të saj. Vetëm javën e kaluar, ajo paralajmëroi fansat që të ndalonin së talluri me highlights e saj ngjyrë neon, përndryshe ajo nuk do të publikonte albumin e saj të ardhshëm.

“Unë kam një histori argëtuese për të treguar, por së pari djema, ndaloni së talluri me mua,” tha ylli. “O zot. Unë jam duke bërë një album dhe nuk do e lançoj nëse vazhdoni të talleni me flokët e mi. Mjaft!”

Billie shpjegoi edhe arsyen pse po i qëndron besnike stilit të saj të çuditshëm dhe të veçantë: “Do ndryshoj pasi të dalë dokumentari. Do të jetë fundi i një epoke. Do t’ju jap një epokë të re,” zbuloi ajo. “Unë kam një njoftim për të bërë. Kam disa të reja për të dhënë.”

LEXO EDHE:

Back to top button