Atletiko Madridi gjen zëvëndësuesin e Feliksit te Barcelona

Skuadra e Atletiko Madridit ëhstë në kërkim të zëvendësuesit për Zhoao Feliksin, që në orët e ardhshme pritet të transferohet te Çellsi, në formë huazimi deri në fund të sezonit.

Për të plotësuar boshllëkun e lënë në repartin e avancuar nga portugezi, “Colchoneros” po negociojnë me Barcelonën për të marrë në huazim për 6 muaj Memfis Depajn.

Është “Cadena SER” ajo që shkruan se bisedimet mes klubeve janë në rrugë të mbarë dhe holandezi, që nuk po gjen shumë hapësira te skuadra blaugrana, mund të provojë një eksperiencë të re në Madrid.

LEXO EDHE:

Back to top button