Atletiko Madridi kërkon sulmuesin e Napolit

Pasi që Diego Kosta është jashtë ekipit të Atletiko Madridit, tani kjo skuadër po nxiton të gjejë zëvendësuesin e tij. Emri në krye të listës së dëshirave është ai i Arkadiusz Milik dhe sipas të përditshmes spanjolle “AS”, polaku i Napolit tashmë ka dhënë miratimin e tij, ndërsa Napoli

Kërkesa e klubit napolitan është 15 milionë euro, pavarësisht se kontrata e polakut skadon në qershor. Për presidentin De Laurentiis kjo është një çështje parimore, siç demonstroi vetë gjatë negociatave me Romën këtë verë, kur lojtari dukej i afërt me kryeqytetasit, madje kishte kaluar edhe ekzaminimet mjekësore në Zvicër. Shpresa e “Colchoneros” është që De Laurentiis të kënaqet me 8-10 milionë euro dhe ta lërë sulmuesin të largohet në janar.

LEXO EDHE:

Back to top button