Atletiko Madridit kërkon marokenin e Çellsit

Atletiko Madrid është shumë i interesuar për të transferuar sulmuesin e Çellsit, Hakim Zijeç. Marokeni ka qenë në ‘radarin’ e Atletiko Madridit që nga koha kur ishte pjesë e Ajaksit, ndërsa tani kanë nisur spekullimet për një transferim të mundshëm në verë. Sipas “Todo Fichajes”, Atletiko do shesë dyshen Saul Niguez dhe Hector Herrera gjatë verës dhe Ziyech është në listën e përforcimeve.

Ziyech kaloi te Çellsit verën e kaluar, por shkaku i lëndimeve e humbi formën dhe pozitën në formacionin bazë të trajnerit Tomas Tushel. Atletico ka disa kontakte me “Blutë” dhe do jenë të hapur ta blejnë për 30 milionë euro.

Sidoqoftë, klubi londinez kishte paguar 40 milionë euro vitin e kaluar, andaj nuk dihet nëse do pranojnë shitjen nën këtë vlerë.

LEXO EDHE:

Back to top button