Atmosfera në Shkup, si ditë e zakonshme

Atmosfera në Shkup, si ditë e zakonshme

Gazetare: Evi Shkopi

30 dhjetori i ngjan një dite të zakonshme  në kryeqytet dhe thuajse aspak nuk të krijohet ndjesia se nesër në mbrëmje është ndërrimi i motive.

Disa  nxitojnë të kryejnë angazhimet ditore, e të tjerë nuk nxitojnë të shkojnë askund, si në rastin e këtij peshkatari.

Atmosfera ishte e njëjtë edhe në sheshin “Maqedonia”, ku Qyteti i Shkupit ka vendosur pemën dhe disa kioska për të thënë që Shkupi është dekoruar.

Ende nuk dihet se kush do të këndojë natën e ndërrimit të viteve në qendër të Shkupit. Edhe pse për ditën e djeshme ishte paralajmëruar një konferencë për media në të cilën do të shpallej programi i Vitit të Ri për Sheshin “Maqedonia”, kjo nuk ndodhi. Deri më tani vetëm Elena Ristevska ka konfirmuar se do të këndojë për natën e ndërrimit të viteve në qendër të Shkupit dhe sipas informacioneve me të do të këndojnë edhe interpretues të tjerë vendas.

Nga Parkingje e Komunës Qendër informuan se më datë 1 dhe 2 dhjetor  do të jetë falas për të gjithë qytetarët e Maqedonisë.

LEXO EDHE:

Back to top button