Gazi natyror shitet me të njëjtin çmim, si para luftës në Ukrainë

Gazi natyror shitet me të njëjtin çmim, si para luftës në Ukrainë

Gazetar: Ile Petrevski

Çmimi i gazit natyror në bursa ka rënë në 77 euro për megavat orë. Ky çmim është gjithashtu më i ulët se çmimi me të cilin shitej gazi para luftës në Ukrainë. Por, përkundër rënies së vazhdueshme të çmimit të këtij burimi të energjisë autoritetet për muajin janar e blenë gazin përmes shpalljes publike me çmim prej 115.9 euro, ose gati 40 euro më shtrenjtë për megavat orë se çmimi i sotëm. Nga Elektranat shtetërore për Alsat thonë se ky çmim nuk do të jetë i vlefshëm për të gjithë sezonin e ngrohjes, por vetëm për muajin janar.

“Nëse marrim një ofertë më të ulët dhe më të mirë në tenderin e prokurimit të gazit natyror për muajin shkurt, do ta pranojmë. Kontrata me kompaninë nga Bullgaria është kornizë dhe mund të ndryshohet”, EMV.

Në tenderin për blerjen e gazit mori pjesë Makpetrol, kompani që deri më tani kishte biznesin e furnizimit me gaz në vend, por për shkak të çmimit më të lartë të ofruar, autoritetet vendosën të nënshkruajnë kontratë me kompaninë e huaj. Më pas Makpetrol doli me një sërë vërejtjesh për marrëveshjen. Kompania akuzoi shtetin se ka pësuar humbje financiare nga kontrata e lidhur me çmim fiks. Prokurimi i gazit nga EMV është për prodhimin e energjisë termike të përdorur nga ngrohtoret. Ndryshe, rritja e madhe e çmimit të gazit natyror ishte arsyeja pse BEG hoqi dorë nga biznesi i energjisë termike. E njëjta gjë ndodhi edhe me ngrohtoren Shkup-Veri, ndaj shteti vendosi që sistemin e ngrohjes qendrore ta marrë nën kompetencë të vet./Alsat.mk

 

LEXO EDHE:

Back to top button