Australi, gjarpri mbështillet në këmbën e të riut derisa ai po ngiste makinën


 

Një tregtar i cili po udhëtonte me makinë është përballur me një gjarpër i cili u mbështoll mbi këmbën e tij.

Disa pamje të marra nga kamerat e policisë tregojnë momentin kur një oficer ndaloi makinën e djalit të quajtur Xhimi.

Ai ishte në panik dhe besonte se e kishte kafshuar gjarpëri helmues në kohën kur e kishte sulmuar. 27-vjeçari po udhëtonte përgjatë autostradës Daëson në perëndim të Calliope, gjashtë orë në veri të Brisbane, kur gjarpri u fut mes këmbëve të tij.

Xhimi kishte frikë se ai ishte kafshuar nga gjarpri dhe e vetmja mundësi e tij ishte të vriste me thikën e tij të punës dhe rripin e sigurimit.

Pasi e vrau gjarprin, ai e hodhi atë në pjesën e pasme të makinës dhe po shpejtonte të shkonte në spital sepse mendonte se i kanë mbetur vetëm disa minuta për të jetuar.

Ai u ndal nga policia për shkak të shpejtësisë së mjetit të tij me 123 km/h. Djali i tregoi historinë oficerëve dhe shprehet se është hera e parë që lumturohet kur shikon dritat e një makine policie.

Oficerët thirrën një ambulancë dhe sapo mbërriti zbuloi që Xhimi nuk ishte kafshuar dhe ishte vetëm në shok.

Gjarpërinjtë kafë njihen si një nga gjarpërinjtë më helmues në botë dhe janë shkaku kryesor i shumë vdekjeve në Australi.

LEXO EDHE:

Back to top button