Australia do t’i lejojë studentët ndërkombëtarë të qëndrojnë më gjatë pas diplomimit

Australia do t'i lejojë studentët ndërkombëtarë të qëndrojnë më gjatë pas diplomimit

Qeveria australiane ka njoftuar se do të zgjasë periudhën e pranimit të punës pas studimeve për të diplomuarit jashtë shtetit. Gjithashtu, vendi do të rrisë orët e lejuara të punës për studentët e huaj në 48 orë në dy javë nga 1 korriku. 

Qeveria do t’i lejojë të diplomuarit e huaj të punojnë për dy vjet të tjera pas diplomimit në disa industri në të cilat ka mungesë të personelit të kualifikuar.

Me ndryshimet, studentët e huaj do të kenë të drejtën e punës për katër vite pas diplomimit, në vend të dy, si më parë. Masterët do të lejohen të punojnë deri në pesë vjet në vend të tre vjet pas diplomës së tyre master, dhe doktorët e shkencave do të lejohen të punojnë gjashtë vjet në vend të katër pas doktoraturës.

Vitin e kaluar, 360,358 studentë të huaj studiuan në universitetet në Australi, shumica e të cilëve ishin nga Kina. Megjithatë, vetëm rreth 16 për qind e studentëve ndërkombëtarë qëndrojnë në Australi pas diplomimit.

LEXO EDHE:

Back to top button