Pas Arsenali dhe Totenhamit, kuqezinjët në çerekfinale pas 11 vite

Skuadra e Milanit rikthehet në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve, pas 11 vitesh dhe këtë e bënë përsëri ndaj një skuadre londineze, ndaj Totenhamit, ashtu si në edicionin 2011-2012 ndaj Arsenalit.

Në “Tottenham Hotspur Stadium” u zhvillua një ndeshje me shumë ritëm, volum dhe raste, por në fund pa gola dhe gjithçka u vulos nga ai gol i Diaz në Milano.

Pjesa e parë foli më shumë për të besuarit e Pioli-t, por mungesa e finalizimit bëri diferencën. Në fraksionin e dytë, londinezët treguan më shumë dëshirë, por goli ishte një mision i pamundur, kjo edhe falë meritës së mbrojtjes “kuqezi”. Në minutën e 77-të Romero la vendasit me dhjetë lojtarë dhe kjo ndikoi në fundin e sfidës.

Në fund, Milan siguron biletën për në çerekfinale duke u rikthyer pas shumë vitesh pritje, ndërsa Tottenhamin e Conte-s e mbyll këtu aventurën në Ligën e Kampionëve.

LEXO EDHE:

Back to top button