Dialogu Kosovë-Serbi, Lajçak sot në Prishtinë

Dialogu Kosovë-Serbi, Lajçak sot në Prishtinë

Emisari Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, sot dhe nesër do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Prishtinë.

Lajçak vjen në kryeqytetin kosovar të vazhdojë diskutimet si pjesë përcjellëse e takimit të nivelit të lartë që ngjau më 27 shkurt në kryeqytetin e BE-së.

I njëjti do të bëjë përgatitje për mbajtjen e takimit të radhës më 18 mars në Ohër të Maqedonisë së Veriut.
Ai pas Prishtinës do të qëndrojë edhe në Beograd. /Klankosova.tv

LEXO EDHE:

Back to top button