Australia goditet nga moti i ligë, reshjet e shiut në nivel rekord – bie breshër me madhësi të grejpfrutit

Breshër me madhësi të grejpfrutit ka rënë në fillim të kësaj jave përgjatë brigjeve lindore të Australisë, ka njoftuar instituti shtetëror i meteorologjisë (BOM).

Moti i ligë goditi të hënën rajonin e Yalobur në veri të Makei, 950 kilometra në veri të Brisbane, duke sjellë me veti reshje rekord të shiut prej 16 centimetra thellësi, transmeton Telegrafi.

Në videon e siguruar nga Reuters, mund të shihen sesi vetura dhe ndërtesat në zonën industriale Gold Coast, janë goditur nga copat e akullit që kishin madhësi të grejpfrutit.

E copëza të tilla formohen shumë rrallë vetëm në rrethana të veçanta, ka njoftuar instituti hidrometeorologjik.

https://twitter.com/9_breaking_news/status/1450720362791153664?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1450720362791153664%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Faustralia-goditet-nga-moti-lige-reshjet-e-shiut-ne-nivel-rekord-bie-bresher-madhesi-te-grejpfrutit%2F

LEXO EDHE:

Back to top button