Australia ka një kryeministër të ri, me mbiemër “shqiptar”

Australia ka një kryeministër të ri, me mbiemër “shqiptar”

Australia ka një kryeministër të ri, i cili ka një mbiemër “shqiptar”. Laburisti Anthony Albanese fitoi zgjedhjet e sotme, duke u shpallur si kryeministri i 31-të australian.

Ekonomisti 59- vjeçar ka një karrierë të gjatë institucionale, nga momenti që mbante vendin e zëvendëskryeministrit në 2013 dhe një seri ministrish, nga Transporti tek Zhvillimi Rajonal, nga viti 2007 deri në 2013.

Republikan i bindur që ish-kolonia britanike duhet të heqë edhe formalisht mbretëreshën Elisabeth nga posti i kreut të Shtetit, Albanese ka lindur në periferinë e Sidneit nga një grua me origjinë britanike dhe irlandeze dhe një marinar me origjinë nga Barletta e Italisë.

Mbiemri Albanese, i përdorur zakonisht në jug të Italisë nga komuniteti i shumtë arbëresh aty, ka bërë disa të mendojnë për një origjinë shqiptare të kryeministrit të ardhshëm, por ai vetë kurrë nuk e ka pohuar diçka të tillë.

Nuk dihet ende nëse laburistët kanë arritur të fitojnë vetëm apo me ndihmën e një koalicioni, por mandati për Albanese është i padiskutueshëm, duke qene ai lideri i partisë që premton një politikë sociale më të vëmendshme dhe financime të mëdha për sa i përket banesave sociale dhe shëndetësinë.

Fitorja e Albanese dhe laburistëve i vë fundin dominimit konservator, me vendin që drejtohet nga viti 2018 nga Scott Morrison, i cili pranuar humbjen.

Albanese do të jetë kryeministri i parë i divorcuar në Australi, pas dështimit të martesës me zëvendëskryeministren e shtetit australian të Uellsit të Jugut, Carmel Tebbutt, në 2019.

LEXO EDHE:

Back to top button